Rama: Turistë nga gjithë bota shijojnë mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit

Rama: Turistë nga gjithë bota shijojnë mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit

Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale opinionet e disa prej tyre, të cilët vlerësojnë mikpritjen, ushqimin dhe plazhet e pastra. “Shumë prej tyre vizitorë besnikë, të tjerët të sigurt që do të rikthehen, sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme”, u shpreh Rama. Një prej operatorëve turistikë që operon në zonën e Sarandës u shpreh se për vitin 2025 Ksamili dhe Saranda janë nga vendet më të preferuara për turistët nga Izraeli. “Kemi...