‘Rama të largohet’, Korreshi: 50 mln eurot e Tunelit të Llogarasë të ‘shoqes Bela’ do të mbanin 50 vite studentët në konvikte
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Korreshi theksoi se vendi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor të situatës politike, duke e cilësuar të domosdoshëm edhe rishikimin e Kodit Zgjedhor dhe të ndarjes administrative, të cilat janë përdorur për interesa elektorale. Deputeti demokrat kritikoi ashpër qeverisjen e Ramës për situatën ekonomike, skandalet e korrupsionit dhe trajtimin e qytetarëve, ndërsa solli në vëmendje edhe vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare dhe studentëve. Korreshi u ndal edhe te shpenzimet dhe dëmet që, sipas tij, i janë shkaktuar buxhetit të shtetit nga zyrtarë të qeverisë, duke theksuar se...
Burimi:
syri.net