Rama takohet me Mark Rutte në Bruksel: Vlerësime për ecurinë e Shqipërisë në sektorin e mbrojtjes
Edi Rama dhe Mark Rutte BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte gjatë vizitës së tij në kryeqytetin belg. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar edhe fotografi nga takimi. Rama e ka cilësuar Rutte-n si një mik të Shqipërisë dhe një vëzhgues të vëmendshëm të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor. Në reagimin e tij, kryeministri është ndalur veçanërisht te vlerësimet që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka shprehur për ecurinë e Shqipërisë në sektorin e mbrojtjes, si dhe për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në Aleancë. Postimi i plotë: “Bruksel, Selia e NATO-s - Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e...
Burimi:
zeri.ai