Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së shtunë në Shtetet e Bashkuara, ku sot më 25 shtator pritet të jetë një nga folësit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Fjalimi i tij është parashikuar të mbahet në orën 17:00. Nuk dihet se çfarë do të flasë kryeministri, por një nga çështjet më të debatueshme mbetet ajo e dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ka shkaktuar revoltë e pakënaqësi në mesin e shqiptarëve. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Michigan. Gjatë fjalimit në Michigan, kreu i qeverisë foli përpara shqiptarëve për çështjet më të rëndësishme të vendit. Duke komentuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri tha se çlirimtarët “u varrosën për...
Burimi:
javanews.al