Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama shkon në Vlorë me helikopter ushtarak, eskorta e shoqëron drejt vilës qeveritare
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish një vizitë në qytetin e Vlorës këtë të mërkurë, duke zgjedhur kësaj here një mjet të pazakontë transporti – një helikopter ushtarak tip “Cougar”. Zbritja është kryer në ish-fushën e aviacionit, prej nga ku më pas Rama është shoqëruar me eskortë drejt vilës qeveritare. Kjo vizitë vjen pas asaj të datës 3 korrik, kur kryeministri pati një qëndrim kritik ndaj administratës vendore, duke shkaktuar lëvizje dhe reagime në Bashkinë e Vlorës. Ende nuk është e qartë nëse vizita e sotme ka një karakter pune, apo nëse Rama ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi...