Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: Saranda dhe Ksamili, destinacione joshëse për turistët nga e gjithë bota
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku thekson rritjen e vizitave turistike në jug të Shqipërisë, veçanërisht në Sarandë dhe Ksamil. Ai ka vlerësuar detin, plazhet publike dhe mikpritjen shqiptare si faktorët kryesorë që i bëjnë këto destinacione të pëlqyera nga turistët ndërkombëtarë. “Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit, shumë prej tyre vizitorë besnikë, të tjerët të sigurt që do të rikthehen sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme,” shkruan Rama. Saranda dhe Ksamil janë ndër destinacionet...