Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama publikon pamjet nga plazhi publik në shëtitoren “Taulantia”
Puna për përmirësimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare në të gjithë Shqipërinë ka nisur para nisjes së sezonit. Aktualisht po punohet në qytetin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje ajrore nga shëtitorja “Taulantia” në lagjen nr. 1 të qytetit, ku duken qartë makineritë dhe punonjësit në terren teksa angazhohen në sistemimin e plazhit dhe infrastrukturës përreth.