Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama poston videon magjike: Perëndim magjepsës mbi Liqenin e Shkodrës
👁8747
Këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit në Facebook, një video që shihet si një pikturë dhe që paraqet Liqenin e Shkodrës. I cilësuar si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit, Liqeni i Shkodrës është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Një perlë e kësaj pasurie është pa dyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin juglindor shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin.