Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama poston foton e dy turistëve nga Kanionet e Osumit në Skrapar
👁6606
Sezoni turistik ka filluar dhe Kanionet e Osumit janë përherë të lakmuar për t’u vizituar. Ato janë shndërruar tashmë në një destinacion turistik gjithmonë e më të pëlqyer edhe për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”. Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e dy turistëve duke shijuar bukuritë e natyrës në Kanionet e Osumit në Skrapar. Guidat e qarkut të Beratit tashmë janë përshtatur me kërkesat e turistëve të huaj dhe po e kthejnë natyrën e Kanioneve në një paketë të plotë turistike. Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, të shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanioneve...