Rama po promovon “Shqipërinë në BE”, por ç’u tha së fundi nga Brukseli?

Rama po promovon “Shqipërinë në BE”, por ç’u tha së fundi nga Brukseli?

Në kulmin e një fushate ku qeverisja në Shqipëri promovon futjen në BE, duke e patur këtë si kauzë kryesore politike, nga Brukseli vjen lajmi që para Shqipërisë është tjetër vend në preferencë anëtarësimi; është fqinji i saj verior. Më saktë, është Mali i Zi që mbetet kandidati më i mundshëm nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që të mund të bëhet anëtar i ri i Bashkimit Evropian gjatë mandatit aktual të Komisionit Evropian, i ndjekur nga Shqipëria, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina vazhdimisht mbetet prapa në atë rrugë dhe pengesa e saj më e madhe tani janë konfliktet e brendshme politike....
Burimi: Tesheshi.com