Rama: Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore

Rama: Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Dropulli, ku shkruan se pasuritë turistike nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore. ”Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës, si dhe mes peizazheve unike, ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës”,-shkruan Rama.