Rama në Luksemburg për Konferencën e X Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

Rama në Luksemburg për Konferencën e X Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Luksemburg në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Me përmbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria do të arrijë në katër kapituj të mbyllur përkohësisht në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Qeveria shqiptare synon përfundimin e negociatave brenda vitit 2027. Kapitulli 20 përfshin politikat që lidhen me zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, politikat industriale, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Sipas agjendës zyrtare, aktivitetet në Luksemburg nisin në orën 16:40, me mbërritjen drejt Qendrës Europiane të Konventave. Në orën 16:45 është parashikuar një deklaratë për mediat, ndërsa pesë minuta më vonë do të zhvillohet fotografia e përbashkët e Kryeministrit Edi...