Rama ndryshon rregullat e lojës/ Kush merr drejtimin e ministrisë së re? Çfarë ndryshon në shtet?
Kryeministri Edi Rama prezantoi reformën e re në administratën publike, të emërtuar “Shkalla e Meritës”, e cila sipas tij synon që punësimi dhe avancimi në hierarkinë shtetërore të bazohen te aftësitë, përgatitja dhe përkushtimi i punonjësve. Gjatë prezantimit, Rama bëri të ditur se reforma parashikon edhe krijimin e një Ministrie të Administratës Publike dhe Mirëqeverisjes, drejtimi i së cilës do t’i besohet Adea Pirdenit. Kreu i qeverisë deklaroi se në procesin e reformimit do të përdoret edhe inteligjenca artificiale, ndërsa theksoi nevojën për një administratë më pranë qytetarëve dhe më të përgjegjshme ndaj kërkesave të tyre. Sipas Ramës, “Shkalla e Meritës” synon të krijojë mundësi që punonjësit më të kualifikuar jo vetëm të hyjnë në administratë, por edhe të avancojnë në pozicione drejtuese, bazuar në...
Burimi:
ntv.al