“Rama na mundi”/ Berisha: Promovoi dhe inauguroi disa investime në Durrës

“Rama na mundi”/ Berisha: Promovoi dhe inauguroi disa investime në Durrës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për farsën zgjedhore të 11 majit, siç e quan ai, gjatë të cilës sipas kryedemokratit qeveria e Edi Ramës ka promovuar dhe inauguruar projekte infrastrukturore gjatë periudhës së ndaluar zgjedhore. Gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu, Berisha theksoi se ‘promovimet dhe inaugurimet janë një shkelje flagrante e kodit dhe parimeve ndërkombëtare’. “Vangjush Dako me pantallona, apo Emirjana Sako me 13 Janar 2025, në kundërshtim flagrant me ligjin promovon ndërtimin e dy unazave të qytetit. E promovoi njëherë Rama tani kjo Emirjana, Gjushi me pantallona. Me 17 janar paraqitja publike infrastrukturë e re për varrezat, Bashkia Durrës. Vazhdon kjo nuk ka të ndalur, është e shfrenuar në shkallë ekstreme në raport me ligjin. 20 Janar...