Burimi:
Vizionplus.tv

Rama kërkon votën e të rinjve në Kamëz: Do të marrim një rezultat spektakolar në 11 maj!
👁13748
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të martë një takim me të rinjtë e Kamzës, në kuadër të fushatës elektorale. Rama është i shoqëruar nga deputetja Lindita Nikolla, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe kryetari i Bashkisë, Rakip Suli. Në fjalën e tij, kryeministri renditi benefitet e passaportës së Bashkimit Evropian. Rama deklaroi se të gjithë të rinjtë duhet të votojnë në garën e madhe të 11 majit, pasi siç shprehet kreu i qeverisë, një njeri që është i lirë, ka pushtetin që me votën e tij të gjykojë se kush duhet të rrijë në qeveri dhe kush në opozitë. Kryeministri...