Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rama ironizon deklaratën për heqjen e nongrata të Berishës, kreu i qeverisë: Tjetër tallje e Bufit me lukuninë e kënetës
👁7085
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë paradite lajmet e shpërndara në rrjetet sociale për lejimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha për të udhëtuar drejt SHBA-së. Rama shkruan se kjo është një tjetër ‘tallje e bufit me kënetën’, duke shtuar me ironi se “këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri me mbishkrimin USA”. “Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet...