Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

  Duke folur për rrezikun nga Inteligjenca Artificiale, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te protestat në Tiranë, duke iu referuar një imazhi të përhapur në rrjetet sociale. “Në të shfaqej një gardh me tela me gjemba dhe një tabelë që e paraqiste zonën e Zvërnecit si një kufi mes Shqipërisë dhe Izraelit, shoqëruar me flamujt e dy vendeve”, tha ai. Rama tha se mbi këtë imazh u ndërtua një narrativë e rreme për një “pushtim izraelit” të bregdetit shqiptar, e cila sipas tij u përhap në rrjet dhe nxiti protesta kundër një “fantazme”. “Jam i bindur se ju e keni ndjekur revolucionin e flamingove, një narrativë e fabrikuar për pushtimin izraelit të bregdetit shqiptar, një pushtim që s’ka ndodhur kurrë, por kjo u fabrikua...