‘Rama erdhi si pazarexhi’, Berisha nga Korça: Nuk mundi të blejë Vrenozin

‘Rama erdhi si pazarexhi’, Berisha nga Korça: Nuk mundi të blejë Vrenozin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin përmbyllës elektoral në Korçë, reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili kishte kritikuar më herët fushatën e PD-së në Pallatin e Sportit. Berisha akuzoi Ramën se kishte shkuar në Korçë me qëllim që të blinte mbështetjen e qytetarit Ilir Vrenozi, një figurë e njohur publike, por nuk ia doli. “Erdhi në Korçë dhe erdhi si pazarexhi. Mendoi se me Nikon e tij do të mund të blinte një qytetar të thjeshtë, njërin prej jush, sepse nuk i duronte dot kritikat e tij, nuk duronte dot shpirtin e tij të lirë dhe u bë gati ta blinte. Mirëpo qytetari i Korçës, të cilit i uroj ditëlindjen, rastisi njëri prej jush, rastisi me vlerat tuaja morale, jo...