Rama emëron si këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit
Vlera Gjakova TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në detyrën e këshilltares për mediat. Gjakova është me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Sipas gazetarit Muhamed Veliu, Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media Gjakovës, e cila në profilin e saj në Linkedin e përshkruan veten si “stratege për çështjet e medias”. Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të tetorit 2019, Gjakova kandidoi për deputete nën siglën e Vetëvendosjes, me numrin 21 në listën zgjedhore. Gjatë fushatës, ajo mbështeti publikisht ardhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës. Në nëntor të vitit 2025 doli publikisht me kritika ndaj Albin Kurtit, për menaxhimin e krizës politike në Kosovë. Vlera Gjakova, rezulton me një karrierë 18-vjeçare në marrëdhëniet me publikun dhe strategjinë mediatike.
Burimi:
zeri.ai