Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Vlorë ku një kamarier u dhunua nga oficeri i Policisë Kufitare në Dibër, Ardian Isufi, pasi ka dërguar një shishe uji gabimisht në tavolinën e tij. Rama shkruan se pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo...