Rama e kritikoi për pallatin e konfiskuar nga KKT, reagon gjyqtari Hazbi Balliu: Të sjellë prova që unë jam sjellë si i pacipë

Rama e kritikoi për pallatin e konfiskuar nga KKT, reagon gjyqtari Hazbi Balliu: Të sjellë prova që unë jam sjellë si i pacipë

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama akuzoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë më 1 gusht, duke e renditur atë në të ashtuquajturën ‘llogore të antiligjit”. I targetuari ishte gjyqtari i Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu dhe arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore. “Kemi bërë konfiskime dhe do të vazhdojmë të bëjmë, pavarësisht se rrugës na del edhe ndonjë gjykatës i pacipë, krejtësisht i pacipë që merr masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje…,” shkroi Rama. Konflikti gjyqësor që irritoi kryeministrin Edi Rama e ka zanafillën te një vendim i vitit 2022 i...