Rama diskuton me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për Portin e Ri të Durrësit: Aleanca do të angazhohet për terminalin ushtarak

Rama diskuton me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për Portin e Ri të Durrësit: Aleanca do të angazhohet për terminalin ushtarak

Kryeministri Edi Rama takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Hagë. “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë“, shkruan Rama. Në qendër të samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv