Rama dënon sulmet e Huthëve në Arabinë Saudite, kërkon përgjegjësi
Kryeministri Edi Rama ka dënuar me forcë sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke përfshirë atë vdekjeprurës që goditi Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad. Në një reagim të shpërndarë në rrjetin social X, Rama shprehu solidaritetin e plotë të Shqipërisë me Mbretërinë Saudite dhe popullin e saj, duke theksuar mbështetjen e vendosur. Ai shprehu gjithashtu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet që synojnë civilët dhe infrastrukturën civile. Këto akte, sipas tij, kërcënojnë seriozisht paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar. Rama kërkoi ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, si...
Burimi:
kohajone.com