Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rakisë iu hodh ujë”/ Ish-presidenti Moisiu: Reforma në drejtësi u prish një natë para votimit, ja ku “çalon”
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka komentuar mangësitë e reformës në drejtësi, duke e krahasuar me një “raki” të holluar me ujë. I ftuar në një emision televiziv, Moisiu u shpreh se ndryshimet e minutës së fundit i dhanë politikës ndikim të panevojshëm. “Ujë ju hodh natën e fundit para se të bëhej votimi, i ndërruan disa nene. Me variantin e parë, politika ishte jashtë fare, por s’mund të rrinin jashtë. Bënë disa gjëra, dhanë disa kompetenca të cilat në fillim nuk ishin parashikuar në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pati kosto dhe nuk e di sesi do të rregullohet...