Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rakip Suli në gjurmët e Veliajt dhe Ramës/ Kamza nën pushtetin e betonit
👁9106
Prej disa vitesh, Kamzës po i transformohet peisazhi urban. Procesi, që përngjan me atë që u ndoq në Tiranë, është shtrirë jo vetëm në boshtin kryesor të qytetit, por dhe në lagjet e brendshme. Një nga zonat që e përfaqëson më mirë këtë ndryshim thelbësor është fusha që rrethonte ish-kompleksin sportiv “Rinia” dhe shtrihej deri në rrugën kombëtare. Këtë fushë e përdornim për vite me radhë – gjatë pandemisë dhe viteve më pas – bashkë me aktorë të “Grupit Ata”, ku zhvillonim provat dhe shfaqjet për komunitetin. Por pas vitit 2022, hapësira u rrethua dhe u kthye në një kantier...