Raketat po i afrohen naftës/ Pyetja tani është: Sa do t’i kushtojë botës kjo luftë?
Lufta në Lindjen e Mesme po afrohet gjithnjë e më shumë te një prej pikave më të ndjeshme të ekonomisë botërore: nafta. Një cisternë iraniane është goditur pranë ishullit Kharg në Gjirin Persik, zonë me rëndësi strategjike për eksportet e naftës së Iranit. Sipas agjencisë iraniane Tasnim, cisterna është goditur nga katër raketa amerikane, ndërsa ekuipazhi është evakuuar. Deri në raportimet e para nuk ka të dhëna për viktima. Megjithatë, autorësia amerikane nuk ishte konfirmuar zyrtarisht nga Uashingtoni në momentin e raportimeve të para dhe për këtë arsye pretendimi duhet trajtuar si version i palës iraniane. Por vendi ku ndodhi goditja është ai që e bën zhvillimin veçanërisht serioz. Kharg është një nga pikat kyçe të eksporteve iraniane të naftës. Një përshkallëzim i sulmeve ndaj...
Burimi:
ntv.al