Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Rajoni, jo periferi e Europës”, ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Integrimi, pjesë thelbësore
Nga Forumi i Dubrovnikut 2025, në Kroaci, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, përcolli një mesazh të qartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit – ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës”, u shpreh ministri Igli Hasani. Ministri Hasani theksoi se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është strategjike e pakthyeshme dhe e mbështetur në reforma të qëndrueshme. “Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Dhe Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i plotë pa një vend të denjë në familjen europiane....