“Radhën për vezët e kish Manjani”, aktivisti Gent Progni merret në pyetje në Polici pas deklaratës në protestë

“Radhën për vezët e kish Manjani”, aktivisti Gent Progni merret në pyetje në Polici pas deklaratës në protestë

TIRANË-Aktivisti Gent Progni, është shoqëruar ditën e sotme në Polici. ZËRI ka mësuar se Progni aktualisht po merret në pyetje lidhur me deklaratat e bëra gjatë tubimit të mbrëmjes së djeshme, 5 tetor. Raportimi për shoqërimin e tij në Polici u bë nga gazetari Poli Hoxha, i cili shkruan se aktivisti u shoqërua pasi Progni denoncoi punësimet e familjarëve të politikanëve në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Por deklarata e tij ka të bëjë me emra të tjerë në listën për t'u gjuajtur me vezë nga protestuesit. Shoqërimi i tij është bërë lidhur me një deklaratë për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, ku Progni u shpreh nga tubimi se Manjani ishte në listë i pari për t'u qëlluar me vezë dhe jo gazetari Bledi Mane,...