Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 93-të: Të shpëtojmë atdheun duke shporrur kryehajdutin Rama
Protesta qytetare kundër qeverisë, së drejtuar nga Edi Rama, hyn sot në ditën e saj të 93-të radhazi, duke vijuar një mobilizim që tashmë ka kaluar tre muaj pa ndërprerje. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në Tiranë, duke vijuar të njëjtën skemë të ditëve të fundit, me grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë. Në qendër të protestës mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Prej 92 ditësh, protestuesit kanë vijuar tubimet e përditshme, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre. Krahas largimit të Ramës dhe kabinetit qeveritar, pjesë e platformës së artikuluar gjatë protestave është edhe ngritja e një qeverie tranzitore dhe ndryshimi i sistemit politik....
Burimi:
gijotina.com