No Image Available

Qeveria u bllokoi pagat/ Shoqata e Prokurorëve: Nuk kërkojmë privilegje, po shkelet vendimi i Kushtetueses

 Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar lidhur me situatën e pazakontë të krijuar rreth ekzekutimit të pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. Me anë të një deklaratë publike, shoqata sqaron se bllokimi i meqenësishëm nuk lidhet me kërkesa të reja për rritje apo privilegje, por me dështimin e institucioneve shtetërore për të zbatuar një vendim detyrues të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Shoqatës së Prokurorëve, pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk i miratoi ndryshimet ligjore brenda afatit të caktuar të 31 korrikut, nga data 1 gusht 2026 hyri automatikisht në fuqi mekanizmi i parashikuar nga vetë Gjykata Kushtetuese në Vendimin nr. 35/2022. Për këtë arsye, Këshilli i Lartë Gjyqësor (me vendimin nr. 435/2026) dhe Këshilli i Lartë Prokurorial (me vendimin nr. 144/2026) miratuan pagën referuese dhe...