Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Qeveria tallet me pensionistët’, Berisha: Në treg s’do të ketë barna që BE nuk i pranon
👁11226
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Vaqarr, kritikoi ashpër qeverinë aktuale për trajtimin ndaj pensionistëve dhe fermerëve, duke bërë një sërë premtimesh për ndryshime të thella nëse PD vjen në pushtet. Ai u ndal fillimisht te pensionistët, duke e quajtur trajtimin aktual ndaj tyre si “tallje” dhe krahasoi Shqipërinë me vendet e rajonit. “Qeveria tallet me pensionistët. Mali i Zi e ka pensionin mesatar 450 euro, ndërkohë që ne jemi shumë poshtë. Kur ishim në pushtet, rritëm pensionet duke marrë fonde nga buxheti,” – u shpreh Berisha. Në fjalën e tij, Berisha theksoi gjithashtu...