‘Qeveria nuk e ka prioritet mjedisin’, Nika: Ligji për zonat e mbrojtura duhet rikthyer në binarët kushtetues
Olsi Nika, Ekspert mjedisi dhe Drejtori Ekzekutiv i ECO Albania i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, deklaroi se mjedisi nuk është prioritet i qeverisë. Nika tha se gjatë dekadës së fundit kuadri ligjor për mjedisin dhe zonat e mbrojtura është ndryshuar e përshtatur, duke sjellë reagim të fortë nga qytetarët dhe komunitetet lokale. Duke iu referuar rasteve në Zvërnec, Rrjoll dhe Butrint, Nika theksoi se kundërshtimi i qytetarëve është shtrirë më pas edhe në Tiranë. Ai tha se presioni nga qytetarët, institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare mund të ndikojë që qeveria dhe parlamenti të rikthejnë ligjin për zonat e mbrojtura në përputhje me parimet e mbrojtjes së natyrës dhe kushtetutshmërisë. Pjesë nga intervista: Shiko, absolutisht mjedisi nuk është prioritet i kësaj qeverie, siç nuk janë edhe gjërat që janë gjithashtu thelbësore për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, megjithatë mjedisi është diçka që na përket të gjithëve, përfshirë edhe kryeministrit dhe besoj duhet të jetë...
Burimi:
syri.net