Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për themelimin e Inspektoratit Qendror të Trashëgimisë Kulturore, i cili synon forcimin e mekanizmave për ruajtjen dhe mbrojtjen e monumenteve dhe pasurive kulturore në të gjithë vendin. Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, tha në mbledhjen e Qeverisë më 14 tetor se përmes këtij projektligji Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore do të fuqizohet dhe do të ngrihet në nivel të një agjencie ekzekutive shtetërore. Sipas saj, reforma synon rritjen e kapaciteteve inspektuese dhe krijimin e kushteve më të mira për mbikëqyrjen e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e Kosovës. Bogujevci theksoi se mekanizmi i ri do të bashkëpunojë me organet e tjera inspektuese në nivel qendror dhe lokal, si dhe me Inspektoratin e Përgjithshëm, me qëllim përmirësimin e...
Burimi:
kultplus.com