Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier dhe në Kolonjë! Zbardhen kushtet e kontratës
👁4971
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MË në fshatin Povelçë, në Fier. Projekti do të realizohet nga shoqëria “EZ-5 ENERGY” sh.p.k dhe centrali duhet të ndërtohet dhe të vihet në punë brenda 36 muajve. Shoqëria ka detyrimin të raportojë çdo 3 muaj për progresin, të zbatojë të gjitha kushtet mjedisore dhe të sigurojë kontratën me një garanci prej 5% të investimit. Gjithashtu, ajo do t’i japë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 2% të energjisë së prodhuar çdo vit si kontribut falas. Mbikëqyrja do të kryhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore....