Qeveria me zyra të reja…në kafene, por hallet e shqiptarëve nuk zgjidhen me ekspres të shkurtër

Qeveria me zyra të reja…në kafene, por hallet e shqiptarëve nuk zgjidhen me ekspres të shkurtër

Në Shqipëri duket se po lind një model i ri qeverisjeje. Nuk kërkon më zyra, sportele, dosje apo korridore institucionesh. Mjafton një tavolinë, disa filxhanë kafeje, një aparat fotografik dhe një postim në rrjetet sociale. Kështu e sheh deputeti demokrat Luçiano Boçi mënyrën e re të takimeve të ministrave dhe deputetëve të mazhorancës me qytetarët, të cilën e ironizon si “Republika e Kafenesë”. Në reagimin e tij, Boçi e ndërton të gjithë kritikën mbi një kontrast të thjeshtë: qytetari shkon me probleme konkrete, ndërsa pushteti shkon me kamera. Pronë, shkollë, rrugë, punësim, administratë apo një hall tjetër që pret zgjidhje prej kohësh. Qytetari ulet përballë përfaqësuesit të qeverisë dhe flet. Por, sipas Boçit, përpara se të vijë përgjigjja, vjen fotografia. Pastaj postimi. Pastaj hashtag-u. Dhe në...