Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit
👁5224
Geert Wilders HOLANDË- Koalicioni qeverisës në Holandë u rrëzua të martën pasi Geert Wilders, lideri i ekstremit të djathtë dhe kreu i Partisë për Liri (PVV), vendosi të tërhiqte partinë e tij nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mbi politikën e migracionit. Wilders, i cili doli fitues në zgjedhjet e nëntorit 2023 dhe udhëheq partinë më të madhe në parlament, kishte paralajmëruar që në fund të majit se do të shkaktonte rënien e qeverisë nëse nuk zbatohej brenda disa javësh plani i tij dhjetë pikësh për kufizimin e imigracionit. Plani i Wilders përfshinte mbylljen e kufijve për azilkërkuesit,...