Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit
Sarandë – Qeni i një 45-vjeçari kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit D. S., 45 vjeç, banues në Sarandë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, ku qeni në pronësi të këtij shtetasi ka kafshuar në dorë shtetasin J. M., 70 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb...