Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në fshatin Gorre të Lushnjes, ku banorët thonë se prej 6 muajsh, Qendra Shëndetësore është e mbyllur, ndërkohë që dy 2 mjeket kanë kaluar njëra në Lumth dhe tjetra në Kolonjë. “Shumë herë është diskutuar që do të bëhej rikonstruksioni i kësaj qendre shëndetësore, por nuk e di se përse u anulua dhe pas këtij anulimi dhe është marrë vendimi që kjo qendër shëndetësore të zhvendoset dhe të shkojë në qendrën sportive Gorre. Ajo që më shqetëson më tepër është fakti që kjo çështje nuk është diskutuar haptazi me komunitetin”, thotë denoncuesja. Pasi ishte miratuar...