Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT/ 42-vjeçari tentoi t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplasi disa automjete
👁3135
Një person është ndjekur nga policia e Tiranës mëngjesin e kësaj të premteje, pasi ka rrezikuar jetën e efektivëve. 42-vjeçari tentoi t’i ikte policisë pasi në ambientet e QSUT kishte qëlluar me pistoletë lodër një mjeke. Teksa ai i ikte forcave të rendit, ka përplasur tre automjete të policisë, duke shkaktuar panik në kryeqytet. Pas një përpjekjeje të gjatë, uniformat blu arritën të neutralizojnë drejtuesin e mjetit dhe ta vendosin në pranga. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor. “Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë...