Qëllohet me armë zjarri një person në Pluk të Lushnjes

Qëllohet me armë zjarri një person në Pluk të Lushnjes

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pluk të Lushnjes. Sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur F. Mane i cili është qëlluar me çifte, duke marrë plagë në kokë.Ai është transportuar për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. Bëhet e ditur se të plagosurit kanë tentuar ta vrasin brenda stanit të bagëtive ku ai ka qenë duke bërë roje nate, ku personat kanë hyrë dhe e kanë qëlluar. Ndërkohë tre ditë më parë në stanin e tij u vodhën 4 krerë bagëti (dele).Personat që kanë kryer plagosjen janë 3  dhe kanë konflikt të hershëm mes tyre...
Burimi: Opinion.al