Qarku i Shkodrës në “luftë” me flakët, situatë problematike në Malin e Tërbunit në Pukë

Qarku i Shkodrës në “luftë” me flakët, situatë problematike në Malin e Tërbunit në Pukë

zjarri ne malin e terbunit SHKODËR- Qarku i Shkodrës vijon të jetë në “luftë” me zjarret, teksa disa vatra mbeten aktive në zona të ndryshme. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, forcat operacionale kanë vijuar ndërhyrjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa fokusi kryesor ka qenë mbrojtja e banesave dhe zonave të banuara. Vatra aktive vijojnë të jenë në disa zona të qarkut.  Zjarri vijon të jetë aktiv në Bardhaj–Myselim, në Shkodër, duke djegur sipërfaqe pyjore. Mjetet zjarrfikëse ndodhen në terren, pranë banesave, për të parandaluar përhapjen dhe riaktivizim të vatrave.  Zjarri vijon të jetë aktiv në Mnelë të Madhe, në Bashkinë Vau Dejës. Era e fortë favorizon flakët dhe përhapjen e tyre, ndërëa forcat në terren janë të angazhuara kryesisht për mbrojtjen...