Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Qendro ishte emëruar në këtë post rreth nëntë muaj më parë, duke zëvendësuar Dallëndyshe Bicin. Para marrjes së drejtimit të IKMT-së, ai ka shërbyer si Prefekt i Qarkut të Tiranës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH). Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet që kanë çuar në largimin e tij nga detyra./ VoxNeës/
Burimi:
syri.net