Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Punëtori i huaj bie nga skela tek ish-Blloku, në pranga inxhinieri, në kërkim administratori dhe një tjetër
👁4938
Pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Brigada VIII”, tek ish-Blloku, ku një punëtor ndërtimi humbi jetën pasi ra nga lartësia gjatë punës në një pallat në ndërtim, Policia e Tiranës ka ndërmarrë masa konkrete. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, përmes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2, ka arrestuar shtetasin Dario Hoxha, 32 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi. Po ashtu, janë shpallur në kërkim administrator i firmës ndërtuese, shtetasi E. K., 34 vjeç, si dhe drejtuesi teknik, shtetasi R. J., 75 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë...