Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik prej gati 400 mln euro në janar-qershor!

Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik prej gati 400 mln euro në janar-qershor!

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit po rriten për të gjashtin vit radhazi dhe kanë arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për gjysmën e parë të vitit 2026 të ardhurat neto nga puna arritën vlerën e 397 milionë eurove, 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie. Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si...