Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Punësimet në Bashki, Komisioneri: 38% e rasteve të monitoruara janë zënë në kundërshtim me ligjin
Nga 1316 pozicione pune të monitoruara si pjesë e procesit të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit civil rezultoi se 38% e tyre ishin zënë në kundërshtim me ligjin. Raporti vjetor i këtij institucioni hedh dritë mbi disa prej zhvillimeve kryesore në administratë sa i takon punësimit, largimit apo lëvizjes në karrierë të punonjësve. Konkretisht Komisioneri monitoroi 15 bashki gjatë vitit 2024 ku të paktën 118 e vendeve të punës rezultuan të lira dhe 744 ishin zënë në përputhje me procedurat që përcakton ligji çka përbejnë respektivisht 9 për qind dhe 57 për qind të tyre. “Në këto institucione janë kontrolluar 338 raste të punonjësve që janë emëruar në shërbimin civil sipas procedurave përkatëse të parashikuara në ligj dhe rezulton se 239 prej tyre,...