Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019, një letër të rrallë dhe të vjetër saktësisht 568 vjet, e të firmosur nga vet dora e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Drançolli ka dhënë edhe shpjegimin përmbajtësorë të letrës autografe të cilën Skënderbeu i dërgonte Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali. Postimi i plotë: “568 vjet më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografe e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali…! Letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd). Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik...