PSG, si zëvendësohet i Kvaratskhelia? Luis Enrique vlerëson lëvizjen surprizë

PSG, si zëvendësohet i Kvaratskhelia? Luis Enrique vlerëson lëvizjen surprizë

Fitorja e bujshme ndaj Barcelona-s në Champions League u eklipsua menjëherë nga një lajm i hidhur që mbërriti të nesërmen. Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Khvicha Kvaratskhelia ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë – një dëmtim që do ta mbajë atë jashtë fushave për shumë muaj dhe e detyron Luis Enriquen të gjejë zgjidhje të reja në krahun e majtë. Alternativa e parë është Mika Godts, i cili konsiderohet si zëvendësuesi natyral i gjeorgjianit. Belgu i ri është ende në fazë zhvillimi, por tashmë ka treguar cilësi premtuese. Një opsion tjetër është Maghnes Akliouche, i cili erdhi nga Monaco këtë verë dhe vlerësohet lart nga trajneri spanjoll për aftësitë teknike dhe shkathtësinë e tij, pasi mund të...