Pse u mungojnë hundët kaq shumë statujave të lashta?

Pse u mungojnë hundët kaq shumë statujave të lashta?

Në shumë qytetërime të lashta, pak statuja kanë arritur deri në ditët tona pa pësuar dëmtime. Disa kanë humbur krahët, të tjera kokën, por është çuditërisht e zakonshme të gjesh statuja që u mungon vetëm hunda. Në disa raste, kjo mund të jetë pasojë e dëmtimeve aksidentale, por më shpesh shpjegohet me veprimin e natyrës ose me dëmtime të shkaktuara qëllimisht. Pse njerëzitua hiqnin hundët statujave me dashje? Në shumë kultura të lashta, statujat nuk ishin thjesht vepra arti, ato besohej se kishin fuqi shpirtërore ose simbolike. Për këtë arsye, gjatë historisë njerëzore, ikonoklazma (“thyerja e ikonave”), pra, shkatërrimi i qëllimshëm i figurave ose simboleve të rëndësishme, përdorej për të dobësuar autoritetin ose për t’i zhvlerësuar fuqinë dikujt. Egjiptianët e lashtë, për shembull, besonin se...