Pse ndër shqiptarë, myslimanët përdornin emra të krishterë dhe të krishterët emra myslimanë?

Pse ndër shqiptarë, myslimanët përdornin emra të krishterë dhe të krishterët emra myslimanë?

Në ato shoqëri tradicionale ose moderne të Perëndimit ose të Lindjes, që karakterizohen nga intoleranca fetare, nuk përfytyrohet që të krishterët t’i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra myslimanë ose anasjelltas. Përkundrazi, në shoqërinë tradicionale shqiptare huazimi i emrave nga të besimeve fetare të tjera konsiderohej që sillte mbarësi për çështje jetike. Deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, shkalla e mortalitetit foshnjor në Shqipëri ka qenë e lartë. Si rregull, kur një çift myslimanësh humbiste fëminë e parë dhe aq më tepër fëminë e dytë, fëmijës që lindte më pas i vinin një emër të krishterë që i korrespondonte emrit të ndonjë shenjtori të kësaj feje. Ndërkohë, çiftet e bashkëshortëve të krishterë që përjetonin fatkeqësinë e largimit të një ose dy fëmijëve të...