‘Pse më ke zënë vendin e taksisë’/ Ky është personi që plagosi 29-vjeçarin

‘Pse më ke zënë vendin e taksisë’/ Ky është personi që plagosi 29-vjeçarin

SYRI TV mëson detaje të reja nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Franci Canaj (NE FOTO), 32 vjeç është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka plagosur me armë 29-vjeçarin Gerald Hoxha. Shkak i konflikti mes dy të rinjve është bërë një vend parkimi për taksinë. Autori i dyshuar ka një shërbim taksi në vendin ku ndodhi ngjarja, te “Rruga e Dibrës”. Sipas informacioneve, Hoxha i kishte zënë vendin. Konflikti më pas ka degraduar në përdorimin e armës dhe Hoxha ka marrë një plumb në këmbë. 29-vjeçari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: Syri.net